Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e tretë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 07.04.2020 (e martë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve, për parandalim të sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • I propozojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ta rregullojnë me rekomandim të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës dhe kujdesit për persona të tjerë, që personat të mos shkojnë në kontroll dhe të mos caktoj termin përmes Termini im, pasi që pasi që do t’u vazhdohet e drejta e shfrytëzimit deri sa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme.
  • Me kërkesë të IPSH Spitali i Përgjithshëm – Kumanovë, Shtabi u rekomandon mjekëve amë që gjatë udhëzimit të pacientëve në Reparftin infektiv pranë IPSH Spitali i Përgjithshëm – Kumanovë, të njëjtit t’i udhëzojnë me udhëzime për laboratori dhe rentgen që të mos humbet kohë për diagnostifikim, por mjekët menjëherë t’i kontrollojnë dhe ta dijnë se a duhet t’i ndalin në mjekim spitalor ose shtëpiak.
  • Të rishqyrtohen pushimet mjekësore që mjekët amë i shkruajnë për punonjësit shëndetësor, pjesëtarët e armatës, zyrtarët e policisë dhe nëpunësit administrativ që në rast të gjendjes së jashtëzakonshme nevojiten për organizim të institucioneve, pasi që ka dyshime për keqpërdorime eventuale të pushimeve mjekësore.
  • Të informohen të gjithë subjektet juridike që marrin pjesë në aksionin e dërgimit të prodhimeve ushqimore të qytetarëve në adresë shtëpie, gjatë orës policore, dhe të njëjtit do të kontaktohen nga shërbimet teknike të Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, për rregullim të jo obligacioneve në lidhje me dërgesat.
  • Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim sërish kërkon që në tërësi të respektohen rregullat ligjor, posaçërisht dezinfektimi nga drejtuesit e ndërtesave të banimit kolektiv në territorin e Komunës së Kumanovës.
  • I kërkojmë NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” të vazhdojë me dezinfektim të sipërfaqeve publike qarkulluese në lagjet urbane dhe rurale si dhe në fshtrat e Komunës së Kumanovës, sipas radhës prioritare të përcaktuar nga SHKMSH.
  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që me akt ta rregullojë kyçjen e ARMV – së në ekipet e mabjtjes së rendit në qytet që të parandalohet tubimi masiv i njerëzve para bankave, postave, qendrës për punë sociale dhe pikave të tjera ku tubohen qytetarët për pagesa në formë sportelesh dhe të zbatohen rekomandimet e Qeverisë për mbajtje të distancës në mes të qytetarëve dhe mbajtje të maskave mbrojtëse.
  • Që nga nesër, në shpërndarjen e pakove për familjet me rrezik social, përskaj ekipeve të SHKMSH dhe Kryqit të Kuq, do të kyçen edhe pjesëtarët e Armatës me ekipet e tyre.
  • Shtabi në bashkëpunim me ekipet speciale të armatës do të bëjë dezinfektim ditor në hapësirat me frekuentim të madh të njerëzve (banka, posta dhe instutucione të tjera) për çka kërkojmë bashkëpunim nga subjektet e lartëpërmendur.

 

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт