Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 04.04.2020 (e shtunë)

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Apel deri te qytetarët që nëse kanë çfarëdo simptoma, që mund të jenë indikatorë të infektimit me corona virus, menjëherë ta kontaktojnë mjekun amë dhe nëse udhëzohen për në spital të mos e refuzojnë hospitalizimin, nëse kjo u rekomandohet nga mjeku kujdestar.
  • Numri kujdestar i telefonit i Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim është 078 365 061, ku qytetarët do të mund t’i marrin informatat e nevojshme.
  • Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim deri tani ka informacion se barnatorja kujdestare në qytet e Provitalis (031 415 303). Shtabi u apelon edhe barnatoreve të tjera në qytet që të vënë shërbim të tillë kujdestarie dhe ta respektojnë vendimin e Komisionit të shëndetësisë dhe Qeverisë dhe për këtë ta njoftojnë shtabin.
  • Rastet më të rrezikuara sociale për asistencë gjatë blerjes së produkteve të domosdoshme, mund të paraqiten në numrat: 075 207 126 dhe 077 71 94 94.
  • Në përputhje me masat e Qeverisë dhe informacionin e MPB, bujqit që kanë obligime të pa evitueshme në lidhje me prodhimin në atarin e fshatrave të tyre, do të mund ta punojnë tokën e tyre.
  • Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë dhe informacionin e MPB të gjithë qytetarët që kanë nevojë për dalje urgjente nga shtëpia gjatë orës policore (nevojë për shërbime mjekësore, angazhime pune etj.) ta paralajmërojnë daljen e tyre në nr. tel. 192 .
  • Kërkojmë nga Qeveria urgjentisht të miratojë masë që do të mundësonte punën e marketeve dhe shitoreve që do të bënin shitjen me telefon dhe online të produkteve ushqimore dhe shpërndarjen e tyre deri te blerësit në adresë shtëpie në ditët sa zgjat ora policore gjithëditore.

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст