Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më 16.11.2020

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e pesëdhjetë e tretë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19 (virusi korona). Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të Shtabit Komunal, përfaqësues të institucioneve, organizatave, ndërmarrjeve publike. Në mbledhje u miratuan këto rekomandime:

  • Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim u rekomandon menaxherëve të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme komunale, në përputhje me autorizimet e tyre, të zvogëlojnë praninë fizike të stafit mësimdhënës në shkolla, që realizon mësim online, për ta realizuar atë nga shtëpia, në mënyrë që të zvogëlojë kontaktin fizik midis stafit të shkollës;
  • U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktësisht, distancën sociale prej 2 m, maskat mbrojtëse, si dhe të mos ketë grupime në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe do të reagojë me kohë.

 

 

 

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт