Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e shtatëmbëdhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 01.04.2020 (e mërkurë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve, për pafrandalim të përhapjes së sëmundjes  COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

– Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të shpallë gjendje krize në Komunën e Kumanovës, të inkorporojë regjim të posaçëm kontrolli në të gjitha hyrje – daljet e qytetit me pika kontrolli, me qëllim të implementimit të Planit të veprimit  të Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe parandalim të përhapjes së pa dëshiruar të epidemisë brenda dhe jashtë qytetit;

– Në përputhje me nenin 19, paragrafi 1 të Ligjit për banim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 99/09, 57/10, 36/11, 54/11, 13/12, 55/13, 163/13, 42/14, 199/14, 146/15, 31/16 dhe 64/18), ku është theksuar se administratori ka të drejtë dhe obligim të kujdeset për mirëmbajtje dhe funksionim të rregullt të pjesëve të përbashkëta, nga Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim kërkojmë që në tërësi të respektohen rregullativat ligjore, posaçërisht dezinfektimi nga ana e administratorëve në ndërtesat e banimit në territorin e komunës.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст