Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledhja e gjashtëmbëdhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në datë 31.03.2020 (e martë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhje e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje janë miratuar këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Obligohen banorët e njësive banesore (Vektor Plus, Stanben domar, Stnben servis, Proekt 142) që t’i dezinfektojnë ndërtesat e banimit për të cilat kanë kontratë për mirëmbajtje, çdo ditë dhe higjienën ta mbajnë në nivel të kënaqshëm, kurse pompa dezinfektuese do të marrin nga Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim;
  • Obligohet NP “Tregu” – Kumanovë që t’i hapë tregjet e gjelbër të qytetit për nevojat e qytetarëve, që të mund të furnizohen me mallra ushqimor dhe prodhime bujqësore. Kjo të bëhet me regjim të posaçëm të punës gjatë të martës, të enjtes dhe të dielës, me orar pune prej orës 08:00 deri në 14:00. Gjatë asaj periudhe të vihet shërbim i detyrueshëm për mbajtjen e rendit. Blerësit të kontrollohen dhe të mbajnë maska mbrojtëse, kurse shitësit doreza dhe maska mbrojtëse. Të respektohen rekomandimet e Qeverisë për lëvizje në distancë minimale 2 metra ndërmjet blerësve dhe shitësve. Pas përfundimit të ditës së punës detyrimisht të dezinfektohet tërë sipërfaqja e tregut. Vërejtje: Tregjet e gjelbra do të shfrytëzohen kryesisht për shitje të pridhimeve bujqëswore dhe ushqimore;
  • Shtabi Komunal i Krizës e obligon Komunën e Kumanovës që t’i hapë gjashtë punkte për dezinfektim të automjeteve dhe në afat sa më të shkurtër të mundshëm edhe pika shtesë, sipas nevojës, për ta mbuluar tërë territorin e Komunës së Kumanovës. Kërkojmë për MPB të sigurojë asistencë në këto punkte;
  • Shtabi Komunal i Krizës e obligon Komunën e Kumanovës që t’i japë sasi shtesë karburantesh me kërkesë të NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi”, që do të shfrytëzohet në procesin e dezinfektimit;
  • I rekomandojmë MPB rregullisht t’i kontrollojnë bankat, postën dhe të gjithë vendet ku bëhen pagesat e rrogave dhe penzioneve dhe të respektohet rekomandimi për mbajtje të distancës ndërmjet qytetarëve në më së paku 2 metra.

 

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe më tej mbetet në qëndrimin për karantinim të plotë të territorit të Komunës së Kumanovës

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст