Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e gjashtë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 22.04.2020 (e mërkurë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot përmes video lidhjes online u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbtojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mblehdje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • SHKMSH pas marrjes së Njoftimit për testim diagnostik për KOVID – 19, në përputhje me ALGORTMIN e testimit, parashtron kërkesë te Komisioni i sëmundjeve ngjitëse që ta rishqyrtojë rregullshmërinë e vendimit për vendosje të algoritmit të tillë. Kërkojmë që i njëjti të pësojë ndryshime, pasi që respektimi strikt i algoritmit të tillë paraqet formë të thellë dhe restriktive të testimit, me çka, me një numër kaq të vogël të testimeve mund të përfitohet vlerësim jo adekuat epidemiologjik i gjendjes, dhe me këtë nuk do të kihet kurrfarë mundësie për testim eventual të rasteve asimptomatik që mund të jenë burim i përhapjes së sëmundjes ngjitëse.
  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sigurojë sasi shtesë të maskave mbrojtëse të cilat falas do t’u shpërndahen qytetarëve të Komunës së Kumanovës, në përputhje me masat e deritanishme për mbajtjen e tyre të detyrueshme.
  • Obligohen institucionet në nivel lokal që t’i vënë në dispozicione automjetet e tyre, për nevojat e SHKMSH Kumanovë, kurse u rekomandohet institucioneve të nivelit qendror, nëse kanë automjete që nuk i kanë të domosdoshme për punë, t’ia japin SHKMSH Kumanovë.
  • Komuna e Kumanovës ka blerë sasi shtesë të masave mbrojtëse që prej nesër do t’u shpërndahen qytetarëve nga ekipet e e Shtabit për mbajtjen e rendit.
  • Qytetarët për pako sociale mund ët informohen përmes numriave të telefonit: 075323569, 075207126 dhe 077719494 si dhe në numrin e telefonit të SHKMSH Kumanovë 078365061.
  • U apelojmë qytetarëve të Kumanovës për respektim konsekuent të masaës për mbajtje të detyrueshme të maskave për të gjithë, në vende të hapura dhe të mbyllura.
  • U apelojmë qytetarëve të Kumanovës për respektim konsekuent të masës për mbajtje të distancës sociale gjatë komunikimit dhe kontakteve të ndërsjella.
  • U apelojmë qytetarëve të Kumanovës për respektim konsekuent të masës për dalje dhe lëvizje, vetëm të një anëtari të familjes, për furnizim me produkte ushqimore, barna dhe nevoja të tjera në pjesën e rregullimit të përgjithshëm të nevoja të përditshme dhe periodike të familjes.

 

Komuna e Kumanovës 

                  Kryetar,

 

                                                           ____________________

                                                           Maksim Dimitrievski

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст