Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e pestë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 21.04.2020 (e martë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, përmes konferencës me lidhje online u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • I rekomandohet Komunës së Kumanovës të sigurojë sasi shtesë të maskave mbrojtëse, të cilat përmes Shtabit, falas, do t’u shpërndahen qytetarëve të Komunës së Kumanovës në më shumë pika nëpër qytet.
  • I rekomandohet Komunës së Kumanovës të sigurojë numër shtesë të njerëzve, të punësuar në administratën komunale, për nevojat e SHKMSH, që do të punojnë në shpërndarjen e pakove humanitare për familjet me rrezik social.
  • U apelojmë qytetarëve të Komunës së Kumanovës që t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të sillen me përgjegjësi ndaj vetvetes dhe të tjerëve përreth.

 

VËREJTJE:

– Shtabi mbetet në kërkesat, rekomandimet dhe sugjerimet e deritanishme të dërguar Qeverisë së RMV dhe të gjithë institucioneve dhe komisioneve të tjerë shtetërorë.

 

 

 

Komuna e Kumanovës

 Kryetar,

 

____________________

Maksim Dimitrievski

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст