Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e tetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më 27.04.2020 (e hënë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Përmes konferencës online u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe shpëtim më datë 27.04.2020 (e hënë), në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandim, konkluzione dhe masa:

  • Shtabi është i shqetësuar për shkak të gjendjes së krijuar me mbikëqyrjen inspektuese nga ESHIS në lidhje me komandantin dhe anëtarin e shtabit për gjoja shkeljen e procedurave dhe kërkon që procesverbali dhe raporti i procedurës t’u jepet për shqyrtim.

 

Konstatimi i tillë hedh dyshime mbi gjitë atë që është ndërmarrë dhe punuar deri tani nga SHKMSH në luftën kundër Covid-19 në Kumanovë. Kërrkojmë nga organet kompetente shtetërore që në afat sa më të shkurtër të mundshëm ta zbardhin rastin. SHKMSH në kontinuitet, që nga fillimi i epidemisë, tërheq vërejtjen për një sërë mungesash të akteve dhe procedurave të definuara, që duhet t’i miratojë Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i sëmundjeve ngjithëse, me çka në mënyrë precize rregullohen procedurat në kushte të epidemisë si dhe konkluzionet me të cilët rekomandohet për gjendjen faktike dhe nevojat reale të organizatave shëndetësore në Komunën e Kumanovës.

 

  • Shtabi Komunal, fuqishëm e mbështet punën dhe angazhimin e punonjësve shëndetësorë (mjekë dhe personel mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm, Shtëpinë e Shëndetit, mjekët amë, QSHP, epidemiologët, etj.) në Kumanovë dhe e theksojmë bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehim falënderimin tonë për gjithë këtë. Vlerësojmë se njerëzit që janë në linën e parë të frontit kundër virusit Covid -19, si dhe përkushtimi i tyre 24 orësh, duke i rrezikuar jetërat e tyre në interes të shpëtimit të jetërave të bashkëqytetarëve të tyre. Për ato arye, qartë porosisim Ministrinë e Shëndetësisë që në periudhën e ardhshme, në tërësi të përkushtohet në përmirësimin e të gjitha dobësive në sistemin e vënë, që qartazi nuk funksionon më së miri.

SHKMSH do të vazhdojë me të gjitha mjetet dhe tërë logjistikën, së bashku ta vazhdojë betejën, me të keqen që e ka kapluar botën, vendin dhe qytetin tonë. Për ne, prioritet kryesor, gjithëherë ka qenë dhe do të mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore dhe kujdesi për qytetarët e Komunës së Kumanovës për të mirën e tyre të përgjithshme.

  • I kërkohet NP “Ujësjellësi” që çdo ditë të japë informacion për aktivetetet e ndërmarra në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit dhe të njëjtit t’i publikojë në faqen elektronike të Komunës së Kumanovës.
  • I rekomandohet Komunës së Kumanovës që të gjithë ndërmarrjeve publike t’u ndajë një sasi të caktuar të maskave mbrojtëse.
  • SHKMSH Kumanovë distrancohet tërësisht nga të gjithë personat, politik, juridik dhe fizik që si të pavarur pa njoftim dhe leje të SHKMSH ndajnë pako dhe ndihma tjera dhe kërkon nga ta që të respektohen vendimet e Shtabit, dhe atë gjë ta organizojnë në koordinim me SHKMSH.
  • U apelojmë qytetarëve të Komunës së Kumanovës që t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë së RMV dhe SHKMSH Kumanovë.

 

Komuna e Kumanovës

Kryetar,

 

____________________

Maksim Dimitrievski

Back to top
Големина на фонт