Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM NGA SHTABI KOMUNAL PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim prej momentit të periudhës së vetëizolimit të një pjese të anëtarëve, pa ndërerë, ka mabjtur mbledhje të rregullta përmes video konferencave me të gjithë anëtarët. Mbledhjet, për shkak të komunikimit dhe koordinimit, funksionojnë pa pengesë dhe të gjithë konkluzionet dhe propozim – masat operacionalizohen në nivele institucionale dhe operative përmes të gjithë subjekteve të sistemit. Çdo subjekt vepron në përputhje me konkluzionet e SHKMSH, duke i respektuar rekomandimet dhe masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shtabi do të funksionojë në këtë mënyrë deri në momentin e kthimit fizik dhe kryerje të sërishme të punëve dhe obligimeve të përditshme të çdo anëtari. Në nivel operativ, për momentin, janë duke u realizuar këto aktivitete: dezinfektimi i sipërfaqeve publike qarkulluese dhe objekteve të banimit, ndarja e pakove me ushqim dhe mjete higjienike dhe dezinfektuese për familjet me rrezik social, vendosja e shërbimit të mbajtësve të rendit para objekteve ku është e nevojshme në qytet dhe shpërndarja falas e masakve për qytetarët nëpër rajone nga inkasantët e NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi”

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст