Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e 63 – të e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 11.02.2021 (e enjte)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave kundër përhapjes së sëmundjes COVID-19 (virusit korona) dhe në lidhje me reshjet e shiut. Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandim, konkluzione dhe masa:

  • Rekomandohet që institucionet kompetente NP “Ujësjellësi”, NP “Pastrimi dhe gjelbërimi”, QMK, DMSH në përputhje me situatën e njoftuar hidrometeorologjike, si dhe ciklonin që goditi rajonin tonë, të dalin në terren dhe të inspektojnë gjendjen e lumenjve dhe shtretërve të lumenjve, si dhe pikat kritike dhe mundësitë e tejmbushjes së lumit Pçinja, më saktësisht Qendrës Përkujtimore KAÇKM, t’i definojnë edhe në pjesën e ndërmarrjes së masave parandaluese në koordinim me SHA “Ekonomia e Ujrave Fisha Kumanovë – Likovë”, të veprojnë në terren me mundësinë e tejkalimit të problemeve të mundshme. SHA “Ekonomia e Ujrave Fusha Kumanovë – Likovë” brenda kompetencave të saj, nëse verifikon një situatë që mund të çojë në rrezik, të marrë masa në kohë për ta kapërcyer atë. Nëse ka nevojë për angazhim shtesë të mekanizimit të duhur, të kërkojë ndihmë dhe mbështetje nga SHKMSH.
  • Rekomandohet që Komuna e Kumanovës të sigurojë dezinfektues dhe maska ​​mbrojtëse dhe doreza;
  • U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktësisht, distancën sociale prej 2 m, mbajtjen e maskave ​​mbrojtëse dhe të mos ket grumbullime si në vende të mbyllura ashtu edhe jashtë.

 

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст