Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për realizimin e dezinsektimit terestik adulticid në territorin e Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 26.05.2020, DPTU PLANT MEDIKA shpkanjp në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës, do ta realizojë dezinsektimin e parë terestik në territorin e qytetit të Kumanovës për eliminim të formave të rritura të mushkonjave.

Dezinsektimi do të bëhet në orët e hershme të mëngjesit, gjatë periudhës 24.00 – 04.00 më 26.05.2020, vetëm nën kushte të volitshme atmosferike, nëse rastësisht moti është me reshje ose me erë të fuqishme, dezinsektimi do të prolongohet për të nesërmen ose eventualisht ndonjë ditë tjerët me kushte të volitshme atmosferike.

Sipas planit të përgatitur paraprakisht për dinamikën e aktiviteteve, specifikacionin teknik, do të përfshihen 200 ha sipërfaqe  në këto lokacione – sipërfaqet përgjatë rrjedhës së lumenjve Kumanova, Kojnarja, sipërfaqja nën shavar – f. Reçicë, Serava, ,pjesa më e ngushtë e qytetit (vendi i quajtur Bara).

Për dezinsektim do të përdoret mjeti KULFAK 50 EC në koncentrim të paraparë nga prodhuesi, sipas udhëzimit për përdorim.

Komuna, përmes mjeteve të informimit, me kohë do ta njoftojë opinionin për kohën dhe mënyrën e zbatimit të dezinsektimit dhe për masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarrin qytetarët, me theks të veçantë bletarët, duhet të informohen që t’i mbrojnë bletët e tyre.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст