Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Pajisje elektronike për shkollat fillore komunale

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Komuna e Kumanovës, me fondet e veta nga buxheti i Komunës, siguroi pajisje elektronike – tableta për shkollat ​​fillore dhe të mesme komunale. Përmes Sektorit për arsim në Komunën e Kumanovës, u shpërndanë 620 pajisje elektronike – tableta për shkollat ​​fillore dhe të mesme, dhe me fonde nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale të RMV, 40 u jepen nxënësve romë, për përdorim të përhershëm pa kompensim. Sipas numrit të përgjithshëm të nxënësve të regjistruar në vitin shkollor 2020/2021, shkollat, si përfitues të sendeve të luajtshme, do të bëjnë një shpërndarje proporcionale dhe të barabartë të pajisjeve elektronike për snxënësit. Tabletat janë të destinuara ekskluzivisht për nevojat e nxënësve, për avancim dhe zhvillim pa ndërprerjenë të procesit arsimor.

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст