Procesverbal nga mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim më 25.03.2019
Оваа објава е достапна и на: македонски
Pas denoncimit më datë 03.22.2019 për hapjen e një vrime në oborr, pronë private e Qumrije Aziroviq, përfaqësuesit e shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe përfaqësuesit e QRMK – Kumanovë, ishin në vendngjarje. Për shkak të situatës së krijuar, u thirr dhe u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim dhe u miratuan këto rekomandime:
1. Pushteti lokal nuk është përgjegjës, për shkak se ajo është një strukturë nëntokësore që është nën juridiksionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2. Rekomandohet që pronari i shtëpisë të marrë masa sigurie dhe ta rrthojë zonën rreth gropës që gjendet në tokën që është pronë e saj, për të shmangur pasojat e padëshiruara.
3. Komuna e Kumanovës është i detyruar të informojë autoritetet kompetente në nivel qendror për ta kapërcyer situatën.
Sipas pikës së dytë të rendit të ditës, me rekomandimet dhe konkluzionet e mbledhjes së11-të të Komitetit Drejtues për koordinimin dhe menaxhimin e sistemit për menaxhimin e krizave, duke iu referuar situatës aktuale me zjarret në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u konkludua se po veprohet sipas të gjitha pikave.
Kryeshefi i SHKMSH
Ivica Dimovski
______________