SHKA “Srpski vez” – Kumanovë e mbajti koncertin vjetor
Me rastin e 9 vjetorit të ekzistencës së SKKA “Srpski vez” – Kumanovë, sonte në IK Qendra e Kulturës “Trajko Prokopiev” u mbajt koncerti tradicional vjetor. Ky manifestim kulturor mbështetet nga Ministritë e Kulturës së RMV – së dhe R së Serbisë, Zyra për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në rajon dhe Komuna e Kumanovës. Në manifestim performuan mysafirët: SHKA “Bojmija” -Gevgjeli dhe “Biser” – Drazhevac-R e Serbisë, si dhe nikoqirët- SHKA “Srpski vez”. “Srpski vez” është shoqatë e themeluar në vitin 2013, me qëllim të afrimit të traditës serbe, përhapjes dhe edukimit të kulturës dhe identitetit serb në RMV, bashkëpunim dhe përhapje të miqësisë me popullin maqedonas dhe bashkësitë tjera etnike që jetojnë në këtë zonë. Kjo Shoqatë mbijeton me sukses përmes seksionit të folklorit dhe këngës, si dhe një etnogrupi me solistë të shquar. Në koncertin vjetor mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.