Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE  për mbledhjen e propozim – projekteve për organizimin e manifestimeve  kulturore në komunën e Kumanovës për vitin 2023

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

bazë të nenit 2 të Rregullores për verifikimin e procedurës për mbledhjen dhe rishikimin e propozim –projekteve për organizimin e manifestimeve kulturore në komunën e Kumanovës për vitin 2023, të miratuar nga kryetari i komunës së Kumanovës, nr. _____________ komuna e Kumanovës  shpall

 THIRRJE PUBLIKE 

për mbledhjen e propozim – projekteve për organizimin e manifestimeve  kulturore në komunën e Kumanovës për vitin 2023

Me qëllim të avancimit dhe zhvillimit të kulturës në komunën e Kumanovës, si dhe realizimin e suksesshëm të Programit të Manifestimeve Kulturore për vitin 2023, thirren të gjitha institucionet publike, shoqata, fondacione dhe personat e tjerë juridik që kanë regjistruar veprimtari në fushën e kulturës ti përgjigjen kësaj Thirrje publike, duke përmbushur kushtet e mëposhtme:

  1. Kritere

Si bartës të propozim – projekteve për organizimin e manifestimeve kulturore në Komunën e Kumanovës për vitin 2023  mund të paraqiten: institucione publike, shoqata, fondacione dhe personat e tjerë juridik që kanë regjistruar veprimtari kulturore, e të cilët i plotësojnë kriteret në vijim:

– të jen të regjistruara si institucion publik, shoqata të qytetarëve, fondacion  dhe persona të tjerë juridik që kanë regjistruar veprimtari kulturore, në përputhje me ligjin dhe të jen me seli në  teritorin e komunës së Kumanovës si komunë amë;

– të kontribuojë në pasurimin e jetës kulturore në komunë;

– të kontribuojë në ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore të komunës së Kumanovës;

– ta nxisin dhe afirmojnë krijimtarinë lokale të artistëve vendas;

– të kujdeset për promovimin e bashkëjetesës ndërmjet bashkësive;

– të sigurojnë kontinuitet të manifestimeve tradicionale kulturo – aristike të karakterit lokal;

  1. Dokumentacioni i nevojshëm

Aplikantët e kërkesave duhet të paraqesin:

Kërkesë me informacione themelore për aplikantin (emri i organizatës, adresa, numrin e telefonit, e-mail adresën, personin e kontaktit), përshkrimin e shkurtër të organizatës, propozim- projekti  për manifestimin konkret, përshkrimin e aktiviteteve që do të merren dhe kontributin nga manifestimi i përmendur, i nevojshëm është buxheti, si dhe përshkrimi i nevojave të buxhetit;

-dëshmi e regjistrimit për kryerjen e veprimtarisë në sferën e kulturës me seli në teritorin e komunës së Kumanovës (gjendja aktuale nga Regjistri qendror)

  1. Afati dhe mënyra e paraqitjes së kërkesave

Thirrja publike do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Kumanovës www.kumanovo.gov.mk  dhe do të zgjasë 30 ditë nga data e publikimit.

Kërkesat me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm paraqiten me shkrim në Arkivin e Komunës  adresuar  “Deri te  Komuna e Kumanovës, Reparti i kulturës dhe sportit, për Thirrje publike në sferën e kulturës”

Kërkesat që i plotësojnë kushtet, dhe kan interes të madh për zhvillimin dhe avancimin e kulturës në qytet, do të jenë pjesë e Programit të Manifestimeve Kulturore për vitin 2023.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст