Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE  Për shfaqje të interesit për pjesëmarrje të një përfaqësuesi nga organizata civile si monitorues në Komisionin për evalvim të propozim – projekteve në kuadër të projektit ReLOaD në Komunën e Kumanovës  

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Objektivi kryesor i projektit ReLOaD, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), është forcimi i demokracisë participative dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe përmes trajnimit të organizatave të shoqërisë civile që në mënyrë aktive të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Projekti ReLOaD punon me pesë komuna partnere: Kumanovë, Resnjë, Gostivar, Kavadar dhe Strumicë, për miratimin e një qasje transparente në financimin e organizatave të shoqërisë civile, me çka do të nxitet përfshirja më e madhe e qytetarëve në vendimmarrje dhe do të përmirësohen shërbimet që sigurohen në nivel lokal. Komuna e Kumanovës ka shpallur thirrje publike në kuadër të projektit ReLOaD për projekt propozime nga organizatat civile. Thirrja u publikua më 15 prill 2019 dhe do të zgjasë deri më 27 maj 2019, kurse evalvimi i propozim – projekteve të pranuar të mbahet pas datës 01 qershor 2019. Evalvimi pritet të zgjasë jo më shumë se 2-3 ditë dhe varet nga numri i projekt propozimeve të pranuara. Për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekt propozimeve nga organizatat civile për dhënien e një granti në kuadër të projektit ReLOaD, komuna e Kumanovës në bashkëpunim me UNDP shpall një thirrje publike për shprehjen e interesit për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të organizatave civile si vëzhgues në Komisionin për evalvim të projekt propozimeve të paraqitura nga organizatat civile në kuadër të thirrjes publike të publikuar në komunën e Kumanovës.

 

Përfaqësuesi i organizatave civile në Komisionin e evalvimit do t’i ketë detyrat dhe obligimet në vijim:

  • do të jetë vëzhgues në Komisionin e evalvimit pa të drejtë vote;
  • do të nënshkruaj deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie dhe nuk do të ndajë asnjë informacion në lidhje me procesin e evalvimit;
  • do të jetë prezent gjatë gjithë kohëzgjatjes së evalvimit nga fillimi në fund;
  • në rast të pamundësisë për të marrë pjesë, në vend të përfaqësuesit të organizatave do të vijë zëvendësi, dhe zëvendësi do të marrë rolin e vëzhguesit – përfaqësues i organizatave civile;
  • do ta nënshkruaj raportin e Komisionit të evalvimit, i cili do t’i përmbledhë supozimet nga evalvimi i projekt propozimeve.

Kandidati për vëzhgues në Komisionin e evalvimit duhet të jetë anëtar dhe / ose i punësuar në mënyrë të përhershme në një organizatë civile të themeluar ligjërisht në përputhje me Ligjin mbi Shoqatat dhe Fondacionet. Është e dëshirueshme që kandidati të ketë:

  • përvoja dhe aftësitë të mëparshme për të bërë evalvimin e projekt propozimeve nga organizatat civile. Përvojë me grantet e dhëna nga BE do të konsiderohet përparësi;
  • përvojë në përgatitjen dhe / ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, dokumentet e mëposhtme në adresën elektronike: coki.ristovski@kumanovo.gov.mk:

  • letër interesimi me biografi të shkurtër – me çka do të tregojë interes për pjesëmarrje në Komisionin e evalvimit si vëzhgues (letra nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe)
  • deklaratë të personit të autorizuar të organizatës civile, e cila autorizon kandidatin për të përfaqësuar atë organizatë civile në Komisionin e evalvimit.

Përfaqësuesi i organizatave civile do të punojë në bazë vullnetare / pa kompensim financiar. Projekti do t’i rimbursojë shpenzimet bazë, si shpenzimet e udhëtimit dhe ushqim të lehtë. 

Organizata civile në të cilën kandidati i përzgjedhur është anëtar dhe / ose punonjës i përhershëm nuk mund të aplikojë (as si mbajtës apo si partner i mbajtësit) në thirrjen publike për dorëzimin e projekt propozimeve në kuadër të projektit ReLOaD në komunën e Kumanovës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 27 maj 2019, deri në ora 15:00.

Nëse do t’u nevojiten informacione shtesë, Ju lusim t’i drejtoheni personit Coki Ristovski (coki.ristovski@kumanovo.gov.mk).

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст