U mbajt “Festivali i baletit modern i Vitit të Ri 2019”
Оваа објава е достапна и на: македонски
Në kuadër të shumë aktiviteteve me rastin e Vitit të Ri, në Shtëpinë e Artizanateve në Kumanovë, u mbajt “Festivai i vallëzimit modern i Vitit të Ri 2019”. Kjo ngjarje organizohet nga Fondacioni për Kulturë dhe Sport Kumanova, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe nën kujdesin e Kryetarit të Komunës dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Për të gjithë dashamirët e baletit modern, morën pjesë anëtarët e studiove të baletit: Ultra, Mac, Virtus, Fusion dhe klubi i baletit sportiv Dinamik.
Kryetari Dimitrievski pati fjalimin e tij, dhe surpriza e ngjarjes për të gjithë fëmijët e pranishëm ishte ardhja e Babagjyshit të Vitit të Ri.