Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U mbajt Turneu i parë Memorial Ndërkombëtar i Boksit “Miroslav Petrovq 2021”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sonte, në sheshin e lojërave sportive në kompleksin Sokolana u mbajt Turneu i parë Memorial Ndërkombëtar i Boksit “Miroslav Petroviq 2021”. Kjo ngjarje e rëndësishme sportive u mbajt nën kujdesin dhe iniciativën e Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës, Federatës së Boksit të RMV dhe Klubit të Boksit Kumanova. Morën pjesë emra të famshëm të boksit nga RMV, Serbia dhe Kosova. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski, në fjalën e tij theksoi se jeta sportive në Kumanovën tonë bazohet në arritjet aktuale sportive, zhvillimin e sporteve në të gjitha fushat, kategoritë dhe moshat. U theksua rëndësia e trajnerit të famshëm të boksit Miroslav Petrovq, i cili krijoi një plejadë boksierësh cilësorë, të cilët u kurorëzuan me shumë çmime dhe mirënjohje. Në këtë ngjarje me fjalime u paraqitën edhe Primislav Dimovski, Kryetar i Federatës së Boksit të RMV, Kristijan Andreevski, Kryetar i KB Kumanova dhe Marjan Stosevski , njohës i sporteve dhe mundësive sportive në Kumanovë.

 

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст