U nënshkrua Marrëveshja për ndërtim të kanalizimit atmosferik
Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski sot mori pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet NP "Ujësjellësi" -Kumanovë dhe ndërmarrjes kontraktuese "Zhikoll SHPKNJP" -Strumicë, për ndërtimin e kanalizimit atmosferik në rr. "Vëllazërim Bashkimi". Aktiviteti është pjesë e projektit "Përfitime të qëndrueshme mjedisore dhe shëndetësore nga zona ndërkufitare". Ky projekt zbatohet në partneritet me kompaninë rajonale Hidromorava-Gjilan, financuar nga BE në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis RMV dhe Republikës së Kosovës, me participim Komunës së Kumanovës.