U prezantuan pajisjet e reja të NJTKZ Kumanovë
Оваа објава е достапна и на: македонски
Kryetari Maksim Dimitrievski sot mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të reja për zjarrfikësit në NJTKZ – Kumanovë. Janë blerë 30 komplete mbrojtëse – ndërhyrëse zjarrfikëse, të përbërë nga veshje mbrojtëse për mbrojtje nga zjarri, çizme profesionale të MKZ, doreza profesionale për zjarrfikje dhe helmeta. Vlera e prokurimit është rreth 2.999.000 denarë – fonde të siguruara nga Komuna e Kumanovës.