Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE për përkrahje financiare në realizimin e aktiviteteve parandaluese-promovuese për promovimin e shëndetit përmes fushatave në fushën e kujdesit shëndetësor të shoqatave dhe personave të tjerë juridik në territorin e komunës së Kumanovës për vitin 2023

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Bazuar në masën IV Të përgjithshme të Programit për zbatimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive në vitin 2023 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kumanovës”, nr. 16/22) dhe nenin 2 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e ushtrimit të së drejtës në përkrahje financiare për kryerjen e punëve nga sfera e kujdesit shëndetësor të shoqatave dhe personave të tjerë juridik në territorin e komunës së Kumanovës, të miratuar nga kryetari i komunës së Kumanovës, nr. 01-7941/1 datë 17.10.2023,  Komuna e Kumanovës shpall

 

 

THIRRJE PUBLIKE

për përkrahje financiare në realizimin e aktiviteteve parandaluese-promovuese për promovimin e shëndetit përmes fushatave në fushën e kujdesit shëndetësor të shoqatave dhe personave të tjerë juridik në territorin e komunës së Kumanovës për vitin 2023

 

Me qëllim të përmirësimit të shëndetit të qytetarëve në nivel lokal, si dhe zbatimin me sukses të Programit për zbatimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive në vitin 2023, nr.09-10073/18, datë 20.12.2022 , shpallet thirrje publike për mbështetje financiare në realizimin e aktiviteteve parandaluese-promovuese për promovimin e shëndetit përmes fushatave në fushën e kujdesit shëndetësor në temat e mëposhtme:

  • abuzimi i drogave dhe substancave të tjera psikotrope;
  • parandalimi i shtatzënisë në adoleshencë;
  • semundje seksualisht te transmetueshme,
  • ndërgjegjësimi i prindërve për përfshirje më të madhe në vaksinimim;
  • ekzaminimet rutinë shëndetësore dhe depistimi i sëmundjeve.

           

  1. Kriteret

Si parashtrues të propozim – projekteve për realizim të së drejtës për mbështetje financiare për zbatim të aktiviteteve parandaluese – promovuese për avancim të shëndetit përmes fushatave në sferën e mbrojtjes shëndetësore në territorin e Komunës së Kumanovës,  shoqatat dhe personat e tjerë juridik që kanë të regjistruar veprimtari nga fusha e kujdesit shëndetësor dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë të regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së si shoqata të qytetarëve/personave juridik dhe të jenë me seli në territorin e komunës së Kumanovës si komunë amë;
  • Të ketë program pune për vitin 2023 që përfshin aktivitete në fushën e kujdesit shëndetësor;
  • Të ketë së paku 3 vite ekzistencë aktive dhe aktivitete të realizuara me sukses në fushën e shëndetësisë në territorin e komunës së Kumanovës;

Një shoqatë/subjekt juridik mund të paraqesë maksimumi 3 (tre) projekt – propozime për mbështetje financiare për kryerjen e punës në fushën e kujdesit shëndetësor gjatë thirrjes publike.

Çdo projekt propozim dorëzohet me kërkesë individuale në arkivin komunal.

 

  1. Dokumentacioni i kërkuar

Aplikantët e projekt propozimeve duhet të parashtrojnë:

  • Kërkesë me informacion bazë për aplikantin (emri i organizatës, adresa, numri i telefonit, adresa e e-mailit, personi për kontakt);
  • përshkrim i shkurtër i organizatës;
  • propozim-projekt për fushatën, përshkrim i aktiviteteve që do të ndërmerren;
  • Buxheti i kërkuar si dhe përshkrimi i nevojave nga buxheti;
  • llogari transaksioni të shoqatës.

 

  1. Afati dhe mënyra e dorëzimit të projekt propozimeve

Thirrja publike do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Kumanovës www.kumanovo.gov.mk dhe do të zgjasë 7 ditë nga dita e publikimit.

Propozim – projektet me të gjithë dokumentacionin dorëzohen me shkrim në arkivin komunal me shënimin “Sektorii i mbrojtjes sociale,të fëmijëve dhe shëndetësore, rr. 11 Tetori p.n., 1300 Kumanovë”.

Kërkesat me dokumentacion të pakompletuar dhe të paraqitura jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Të gjitha shoqatat/subjektet juridike të interesuara mund të marrin informacione më të detajuara për thirrjen publike në tel: 078 292 799, personi për kontakt Aleksandar Kërstevski.

Барање 2023

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст