Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE për mbledhjen e propozim – projekteve për organizimin e manifestimeve kulturore në komunën e Kumanovës për vitin 2024

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

 

Në bazë të nenit 2 të Rregullores për verifikimin e procedurës për mbledhjen dhe rishikimin e propozim – projekteve për organizimin e manifestimeve kulturore në komunën e Kumanovës për vitin 2024, të miratuar nga kryetari i komunës së Kumanovës, nr. 01-7779/1  nga 10.10.2023, komuna e Kumanovës  shpall

THIRRJE PUBLIKE 

për mbledhjen e propozim – projekteve për organizimin e manifestimeve  kulturore në komunën e Kumanovës për vitin 2024

 

Me qëllim të avancimit dhe zhvillimit të kulturës në komunën e Kumanovës, si dhe realizimin e suksesshëm të Programit të Manifestimeve Kulturore për vitin 2024, thirren të gjitha institucionet publike, shoqata, fondacione dhe personat e tjerë juridik që kanë  qëllime, detyra ose veprimtari të regjistruar në fushën e kulturës ose veprimtarisë socio-humanitare ti përgjigjen kësaj thirrjeje publike, duke përmbushur kushtet e mëposhtme:

  1. Kritere

Si bartës të propozim – projekteve për organizimin e manifestimeve kulturore në Komunën e Kumanovës për vitin 2024  mund të paraqiten: institucione publike, shoqata, fondacione dhe personat e tjerë juridik që kanë qëllime, detyra ose veprimtari të regjistruar në fushën e kulturës os e veprimtarisë socio-humanitare e të cilët i plotësojnë kriteret në vijim:

– të jenë të regjistruara si institucion publik, shoqata të qytetarëve, fondacion  dhe persona të tjerë juridik që kanë  qëllime, detyra ose veprimtari të regjistruar në fushën e kulturës ose veprimtarisë socio-humanitare në pajtueshmëri me Ligjin dhe të njejtit të jënë me seli në komunën e Kumanovës si komunë amë;

– të kontribuojë në pasurimin e jetës kulturore në komunë;

– të kontribuojë në ruajtjen dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore të komunës së Kumanovës;

– ta nxisin dhe afirmojnë krijimtarinë lokale të artistëve vendas;

– të kujdeset për promovimin e bashkëjetesës ndërmjet bashkësive;

– të sigurojnë kontinuitet të manifestimeve tradicionale kulturo – aristike të karakterit lokal;

  1. Dokumentacioni i nevojshëm

Aplikantët e kërkesave duhet të paraqesin:

Kërkesë me informacione themelore për aplikantin (emri i organizatës, adresa, numrin e telefonit, e-mail adresën, personin e kontaktit),

– Llogaria transakcionit të shoqatës;

– përshkrimin e shkurtër të organizatës, propozim- projekti  për manifestimin konkret, përshkrimin e aktiviteteve që do të merren dhe kontributin nga manifestimi i përmendur,

–  Është i nevojshëm buxheti, si dhe përshkrimi i nevojave të buxhetit;

-dëshmi e regjistrimit për kryerjen e veprimtarisë me seli në teritorin e komunës së Kumanovës (gjendja aktuale nga Regjistri qendror)

Një dorëzues mund të dorëzojë një ose më tepër propozim-projekte.

Secili propozim-projekt është e nevojshme të dorëzohet me kërkesë të posaçme dhe numër të posaçëm të arkivit.

  1. Afati dhe mënyra e paraqitjes së kërkesave

Thirrja publike do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Kumanovës ëëë.kumanovo.gov.mk  dhe do të zgjasë 30 ditë nga data e publikimit.

Kërkesat me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm paraqiten me shkrim në arkivin e Komunës  adresuar  “Deri te  Komuna e Kumanovës, Reparti i kulturës dhe sportit, për Thirrje publike nga  sfera e kulturës”

Kërkesat që i plotësojnë kushtet, dhe kan interes të madh për zhvillimin dhe avancimin e kulturës në qytet, do të jenë pjesë e Programit të Manifestimeve Kulturore për vitin 2024.

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст