Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Deratizim në territorin e Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Më 23.09.2020 (e mërkurë), 24.09.2020 (e enjte) dhe 25.09.2020 (e premte), do të bëhet deratizimi (trajtimi kundër brejtësve) në territorin e Komunës së Kumanovës. Trajtimi do të bëhet duke vendosur karrem në vrimat e puseve të rrjetit ekzistues të kanalizimit, dhe do të përfshihen hapjet që shërbejnë për mbledhjen e ujirave atmosferik. Në rast se trajtimi nuk kryhet në periudhën e planifikuar, për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike, ky proces do të shtyhet për ditën tjetër. Preparati që do të përdoret i përket një grupi antikoagulantësh dhe do të jetë në formën e një blloku parafine. Qytetarët paralajmërohen që të mos lëvizin pranë karremave të vendosur, dhe në rast të gjetjes së brejtësit vrasës në hapësirë, të mos e prekin.

Back to top
Големина на фонт