Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Shpallje për ndarje të bursave për fëmijët me aftësi të kufizuara

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi”, së bashku me partnerët e saj Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Përfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqata për Dhënie të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara “Handimak”, realizon Projektin “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i Përfshirë”. Projekti, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zgjat nga data 01.09.2020 deri më 31.08.2023, synon të sigurojë përfshirjen e plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e rregullta fillore, të cilat rriten në institucione të hapura dhe të arritshme për të gjithë fëmijët dhe të përkushtuar ndaj sigurimit të arsimit cilësor për fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore. Si pjesë e këtij projekti, do të jepen bursa për fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët në vitin shkollor 2020/2021 do të regjistrohen në klasën e parë, ose do ta vazhdojnë shkollimin në klasën e dytë. Këtë vit, këto bursa do të jepen për gjithsej 300 nxënës.

Aplikimi për bursë si dhe më shumë informata në lidhje me procesin e aplikimit mund të gjenden në faqen e internetit të Fondacionit për Nisma Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” në lidhjet e mëposhtme:

  •  Shpallja dhe aplikimi në gjuhën shqipe:

 http://inkluziva.mk/2020/09/16/shpallje-per-ndarjen-e-bursave-per-femijet-me-aftesi-te-kufizuara/

https://www.stepbystep.org.mk/mk/novosti-i-nastani/shpallje-per-ndarjen-e-bursave-per-femijet-me-aftesi-te-kufizuara-688

Për të gjitha informatat dhe pyetjet shtesë kontaktoni në tel. 076 279 663 ose në e-mail: inkluziva@gmail.com  dhe në tel. 072 307 326 ose në e-mail: stipendii@stepbystep.org.mk , stipendii@stepbystep.org.mk

 

Me respekt,

Ekipi i projektit “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i Përfshirë”

Me respekt,

Благица Димитровска/Blagica Dimitrovska

Kryetar

Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Përfshirëse “INKLUZIVA” /Association for promotion and development of an inclusive society INKLUZIVA

 

 

Back to top
Големина на фонт