Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Filluan përgatitjet për Ditën Evropiane të Sportit 2021 në shkolla

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Me iniciativë dhe nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Kumanovës Dimitrievski, në bashkëpunim dhe mbështetje të Sektorit të arsimit të Komunës, dhe organizuar nga Lidhja Komunale e Sporteve, Lidhja Komunale e Sportit Shkollor dhe Shoqata e Pedagogëve Sportivë Kumanovë, sot u mbajt takimi i parë i punues për organizimin dhe realizimin e suksesshëm të aktiviteteve me rastin e Ditës Evropiane të Sportit 2021 në shkolla. Kjo ngjarje mbahet tradicionalisht në kuadër të Javës Evropiane të Sporteve, dhe këtë vit komuna e Kumanovës është qyteti mikpritës i manifestimit, që do të mbahet më 24.09.2021. Në takimin e punës morën pjesë përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme komunale, ku u ra dakord për mënyrat e organizimit të aktiviteteve fizike dhe për një organizim të përbashkët masiv në fushë të hapur sportive me nxënës e shkollave. Qëllimi është promovimi dhe adoptimi i zakoneve të shëndetshme tek fëmijët, gjendje më e mirë emocionale pas pandemisë Covid-19, si dhe plotësimi i nevojës për miqësi dhe socialiuim. Në nivel evropian, organizator dhe sponsor është BE, Federata Evropiane e Edukatorëve Sportivë dhe Federata Hungareze e Sporteve Shkollore, dhekurse koordinator nacional i projektit për dy vjet me radhë është Federata e Edukatorëve Sportivë të Republikës së Maqedonisë.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст