Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

FTESË për DEBAT PUBLIK VERBAL në lidhje me Projekt – Vendimin për huazim të brendshëm afatgjatë të Komunës së Kumanovës në kuadër të Projektit të dytë për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP2)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Ftohen të gjithë qytetarët e interesuar dhe subjektet e tjera të interesuara, si dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike në Komunën e Kumanovës, të marrin pjesë në debat publik me pikëpamjet dhe mendimet e tyre mbi Projekt – Vendimin për huazim të brendshëm afatgjatë të Komunës së Kumanovës në kuadër të projektit të dytë për përmirësim të shërbimeve komunale (MSIP2).

Debati verbal publik do të mbahet më 24 shtator 2020, duke filluar nga ora 10:00 në sallën e madhe në Komitet – Kumanovë.

Për shkak të protokolleve për mbrojtje nga KOVID 19, të gjithë personat e pranishëm janë të detyruar të mbajnë maskë mbrojtëse, të mbajnë distancën sociale prej 2 metrash dhe të kryejnë dezinfektimin e shpeshtë të duarve, gjatë debatit publik.

Kapaciteti i pjesëmarrësve është i kufizuar nga kushtet e hapësirës, si dhe protokollet dhe masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст