Komuna e Kumanovës mori donacion – furgon për fëmijët me nevoja të posaçme

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në komunën e Kumanovës u bë pranim – dorëzimi i donacionit – një furgon special për transportin e personave me aftësi të kufizuara. Komuna e Kumanovës donacionin e ka marrë nga Organizata Ndërkombëtare Humanity First Deutschland. Furgoni do të vihet në shërbim të nxënësve me aftësi të kufizuara që e ndjekin mësimin në qytet.

Më parë, Kryetari Maksim Dimitrievski zhvilloi një takim me Abdullah Vagushauzer përfaqësues të Humanity firt dhe organizatës Ahmedije si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të organizatës donatore, i cili shfrytëzoi rastin për të falënderuar për gjestin human dhe theksoi rëndësinë e kësaj lloj ndihme për Kumanovën.

 

 

Back to top
Големина на фонт