Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Metoda “Aerosol” për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në qytet

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Që nga nesër 06.02.2018 deri më 16.02.2018 gjatë periudhës prej ora 20:00 deri në ora 01:00 (varësisht nga kushtet klimatike), Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit dhe Fakultetin e Teknologjive Informatike dhe Komunikative, do t’i ndërmarrë masat e zvogëlimit të ndotjes së ajrit në territorin e komunës sonë me implementin të metodës “aerosol”. Masa është pjesë e planit aksional për zvëgëlimin e ndotjes së ajrit në Komunën e Kumanovës.

Një atonizues me të cilin do të implementohet metoda do të vihet në rimorkio të traktorit që do të jetë i shoqëruar nga një veturë e SPB, gjatë spërkatjes së rrugëve. Me këtë metodë do të kapen grimcat PM10 që do të shkrihen në rrugë. Paralelisht me këtë, personat profesionistë do të bëjnë matjen e koncentrimit të grimcave PM10 para dhe pas spërkatjes. Përmes analizës krahasuese do të vihet deri te rezultatet që do të prezantohen para opinionit më të gejrë. Nëse arrihen rezultate pozitive nga kjo metodë, e njëjta do të implementohet edhe në të ardhmen.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст