Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e njëzetë e dytë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 06.04.2020 (e hënë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me aktivitetet dhe masat e ndërmarra për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që për nevojat e Qendrës Emergjente të sigurojë automjet shtesë për transport të pacientëve.

 

  • Kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të sigurojë automjet speical (cisternë) me spërkatës për dezinfektim të sipërfaqeve publike në territorin e Komunës së Kumanovës, pasi që kapacitetet e NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë nuk mjaftojnë për dezinfektim të përditshëm dhe të tërësishëm të qytetit.

 

  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të miratojë Vendim për mjetet që paguhen si ndihmë sociale dhe pensionet të paguhen përmes NP “Postat e Maqedonisë” dhe subjektet të tjerë që kanë mundësi për servis të tillë, drejtpërsëdrejti te qytetarët, në mënyrë që të tejkalohet dyndja e njerëzve para bankave dhe institucioneve tjerë shërbyes që kryejnë shërbime përmes sporteleve pagesor, pasi që gjatë shërbimeve të tilla është evidente se nuk po respektohen rekomandimet e Qeverisë nga qytetarët.

 

  • Kërkojmë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor që në e-mail (gradonacalnik@kumanovo.gov.mk) të na dërgojë listë të ordinancave private të përgjithshme/ose specialistike (emrin e ordinancës – derejtimin, emrin dhe mbiemrin dhe kontaktin e mjekëve të praksës së përgjithshme, mjekëve specialistë, personelit mjekësor dhe teknik) për nevojat e SHKMSH.

 

  • Obligohet Komuna e Kumanovës që të formojë shërbime për mbajtje të rendit nga të punësuarit e vet që do të bëjnë kontroll kujdestar në vendet më të qarkullueshme në qytet, dhe do të jenë në bashkëpunim të përhershëm me SPB Kumanovë e sipas nevojës edhe të japin asistencë. Këto persona duhet të kenë shenjat e veta dhe do të marrin udhëzime nga SHKMSH për mënyrën e kryerjes së punës së tyre.

 

  • Kërkojmë nga Shtabi i Krizës pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të angazhojë një person nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, që drejtpërsëdrejti do të kyçet në punën e SHKMSH, pasi që një periudhë më të gjatë kohore Qendra për Punë Sociale Kumanovë nuk merr pjesë në punën e SHKMSH.

 

  • Komuna e Kumanovës ka inkorporuar edhe një linjë telefoni 075 323 569, ku familjet më të rrezikuara sociale do të mund të paraqiten për pako me produkte ushqimore dhe mjete të higjienës personale dhe për dezinfektim.

 

  • Numri kujdestar i Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim është 078 365 061, ku qytetarët do të mund të marrin informacione (për aspektet e kujdestarisë, marketet kujdestarë, mënyrën e kryerjes së shërbimeve të institucioneve në qytet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim)

 

  • Komuna e Kumanovës ka vënë në dispozicion shërbimin e asistencës për personat e sëmurë dhe të pa mundshëm. Kjo kategori e qytetarëve do të mund të paraqiten në nr. e telefonit 075 207 126 dhe 077 71 94 94, pas çka nga këto persona të komunës dhe Kryqi i Kuq do t’u blehen dhe do t’u dërgohen prodhimet dhe barnat e kërkuar, për të cilët harxhimet do t’i mbulojnë vetë qytetarët.

Apelojmë që numri 192 të shfrytëzohet nga qytetarët vetëm për thirrje në lidhje me punën e policisë. Të gjithë informacionet tjera qytetarët mund t’i marrin në numrin e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim – 078 365 061.

Back to top
Големина на фонт