Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Qëndrimi i Kryetarit të Komunës, Maksim Dimitrievski, për pretendimet nga konferenca për shtyp e OK VMRO Kumanovë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Komuna nuk ka dhënë leje për shfrytëzim të hapësirës së përmendur në Komitet, pasi që të njëjtën e shfrytëzojnë dhe menaxhojnë me të më shumë subjekte, që janë bartës të së drejtës së verifikimit të pronësisë, edhe atë: LSDM, Lidhja e Veteranëve të LNÇ dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Objekti hotelierik në fjalë ka lidhur kontratë për shfrytëzim të hapësirës në vitin 2012 me vlefshmëri deri në vitin 2022 që vazhdon të jetë në fuqi.

Për fat të ket, e kam patjetër të theksoj se VMRO si subjekt politik, nuk e posedon një kontratë të tillë për shfrytëzim të hapësirës në objektin në fjalë (ndërtesën e organizatave të mëhershme shoqëroro – politike – Komitet), dhe pa kurrfarë baze dhe në kundërshtim me ligjin i shfrytëzon ato hapësira.

Komuna e Kumanovës do të nisë procedurë për shqyrtim të të gjitha kontratave të lidhura me të gjithë shfrytëzuesit e objektit dhe do të del para opinionit me rezultate konkrete në interes të qytetarëve të Komunës së Kumanovës.

Në mënyrë shtesë, i këshilloj përfaqësuesit e VMRO – DPMNE – së që të ndërpresin “gjuajtjen e shtrigave”, sepse Kumanova është një realitet i bukur dhe i drejtë e jo “rrëfim” i keq siç ishte Republika e Maqedonisë gjatë qeverisjes së tyre. Nuk do të ishte keq që t’u përgjigjen qytetarëve të Kumanovës, por edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë: kur po kërkoni amnesti, le të dëgjojmë për kë kërkoni konkretisht, cili është qëndrimi juaj për Referendumin, çfarë fushate, për informacion tuajin, veç më të filluar, dhe pse jepni afate të rrejshme siç është 10 Shtatori, pse e gënjeni dhe e shpërqëndroni opinionin?

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст