Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takimi i kryetarit të Komunës Dimitrievski me anëtarët e programit Mësojmë drejtësinë – program i FAR

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, kryetari Maksim Dimitrievski pati një takim me anëtarët e programit Mësojmë drejtësinë – Program i Forumit Arsimor Rinor. Qëllimi i vizitës është njohja me punën e Komunës së Kumanovës, me kompetencat e organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe me mënyrat në të cilat të rinjtë mund t’u drejtohen atyre.
Shoqata “Forumi Arsimor Rinor” punon në fushën e arsimit joformal, të drejtat dhe liritë e njeriut, politikë-bërjen e të rinjve dhe të drejtat arsimore, duke nxitur tolerancën dhe respektimin e ideve të të tjerëve, si dhe promovimin e të menduarit kritik. Në Kumanovë, programi Mësojmë drejtësinë po zbatohet në Qendrën e FAR Kumanovë, e cila funksionon në bashkëpunim me shoqatën Qendra për Dialog Ndërkulturor.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст