Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Të enjten mbanë mbledhje Këshilli i Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Mbledhja do të mbahet më 14 qershor 2018 (e enjte) në sallën e rrumbullakët të ndërtesë së organizatave të mëhershme shoqëroro – politike, me fillim nga ora 10:00. Ndiqeni mbledhjen drejtpërsëdrejti në TV Plus.

Rend dite

  1. Raporti tremujor për punën financiare të NP “Ujësjellësi” – Kumanovë prej 01.01.2018 – 31.03.2018;
  2. Raporti për punën e NP “Kumanova – gaz” – Kumanovë për vitin 2017;
  3. Raporti tremujor për punën financiare të NP “Kumanova gaz” – Kumanovë prej 01.01.2018 – 31.03.2018;
  4. Propozim – Aktvendimi për t’i dhënë pëlqim Vendimit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të NP “Kumanova – gaz” – Kumanovë;
  5. Raporti për punën afariste financiare të NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë për periudhën Janar – Mars 2018;
  6. Propozim – Aktvendimi për t’i dhënë pëlqim Institucionit Publik Komunal për Fëmijë – Kopshti i Fëmijëve “Angell Shajçe” – Kumanovë, që të mund të ketë më tepër fëmijë në grupet edukative;
  7. Propozim – Aktvendim për t’i dhënë pëlqim Vendimit statutar për ndryshim të Statutit të Institucionit Publik Komunal për Fëmijë – Kopshti i Fëmijëve “Angell Shajçe” – Kumanovë;
  8. Propozim – Vendimi për ndryshim të shpërndarjes së mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kumanovës për vitin 2018;
  9. Propozim – Vendimi për t’i dhënë pëlqim planit vjetor të punësimit në Komunën e Kumanovës për vitin 2018 – plotësim;
  10. Propozim – Ndryshimi dhe plotësimi i Planit të programeve për zhvillim në Komunën e Kumanovës për vitin 2018;
  11. Propozim – Programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullim të truallit ndërtimor, ndërtim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës komunale të qytetit të Kumanovës për vitin 2018;
  12. Propozim – Vendim për miratim të ndryshimit dhe plotësimit të Planit detal urbanistik për pjesë të NJU “Goce Dellçev”, pjesë e BU 29, përfshirja planifikuese ndërmjet rr. 2001, 1, shtegut të këmbësorëve dhe 222 – Komuna e Kumanovës;
  13. Propozim – Vendimi për ndryshim të trasës së objekteve linjor të infrastrukturës me zgjidhje për udhëkryqin në pjesë të rr. III MUB dhe rr 11 Tetori – Komuna e Kumanovës;
  14. Propozim – Vendimi për ndryshim të trasës së objekteve linjor të infrastrukturës me zgjidhje për udhëkryqin në pjesë të rr. “11 Tetori”, Birgadat e Proletariatit” – Komuna e Kumanovës;
  15. Propozim – Vendimi për ndryshim të trasës së objekteve linjor të infrastrukturës në pjesë të rr. “Goce Dellçev” aksi ndërmjet udhëkryqit me rr. “Boris Kidriç” dhe “Trst” për parashikim të stacioneve të autobusëve – Komuna e Kumanovës.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст