Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U nënshkrua marrëveshja për realizim të projektit “EU for Clean AIR”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në Manastir u nënshkrua solemnisht marrëveshja me delegacionin e BE-së për realizimin e projektit “EU for Clean AIR” (BE për ajër të pastër). Ky projekt është pjesë e programit të Bashkimit Evropian për asistencë para anëtarësimit – IPA 2021, dhe u referohet projekteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kumanovë. Sipas projektit, në Kumanovë janë paraparë këto aktivitete: përmirësimi i sistemit të ngrohjes së institucioneve publike, gjelbërimi i zonës me mbjellje të pemëve dhe vendosja e stacioneve mobile matëse të ndotjes së ajrit në të gjithë qytetin. Në këtë projekt, i cili do të zgjasë tre vjet, përveç Kumanovës, marrin pjesë edhe komuna e Manastirit, Shkupit dhe Tetovës.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст